Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 11:58

​Pacolli: Vdekja e punëtorëve në vendin e punës po shndërrohet në përditshmëri

Prishtinë | 23/04/2019 10:41

​Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e të riut nga shembja e objektit në Mitrovicë.

Pacolli ka shprehur shqetësimin e tij se vdekja e punëtorëve në vendin e punës po shndërrohet në përditshmëri në Kosovë.

Ai tha se është për t’u brengosur fakti se brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë humbur jetën me dhjetëra të rinj.

“I dhimbshëm dhe trishtues lajmi tragjik për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Vdekja e punëtorëve në vendin e punës nga tragjedia na është shndërruar në përditshmëri! Është tejet brengosës për ne si shtet fakti se brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë humbur jetën me dhjetëra të rinj. I ftoj institucionet relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti”, shkroi Pacolli./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress