Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 11:01

​​ Një muaj paraburgim për të dyshuarin se është marrë me drogë

Prishtinë | 18/06/2019 15:41

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin I.M për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge .

Sipas Gjykatës ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.B. ka kryer veprën penale që i vihet në barrë, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij është gjetur një qese e vogël me narkotikë, të dyshuar të llojit marihuanë, ndërsa në një qoshe të oborrit të shtëpisë i janë gjetur tri çanta të mëdha të zeza me të cilat dyshohet se është kryer transporti i narkotikëve.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase nëse i pandehuri gjendet në liri mund të përsërisë veprën penale, do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmitarë të rastit./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress