Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:19

​Një muaj paraburgim për një grabitje që ka ndodhur para një viti

Pejë | 16/05/2019 16:56

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin A.B për shkak të një grabitje.

Sipas Gjykatës i dyshuari më 4 maj 2018  rreth orës 20:30 min, në fshatin Grabanicë,  të komunës së Klinës me përdorimin e forcës tenton ta përvetësoj pasurinë e  luajtshme të tjetrit me qëllim që  t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që pasi i pandehuri hyn në shitoren e të dëmtuarit ku fillimisht blen një pako cigare në vlerë prej 2.80 euro dhe kur i pandehuri e pyet të dëmtuarin “a t’i kam dhënë paret” i dëmtuari i përgjigjet “nuk ka problem”.

Gjithnjë sipas Gjykatës i pandehuri e nxjerr nga brezi një revole i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “ qiti paret”  dhe në atë moment nga dera hyjnë edhe tre persona tani të panjohur, nga të cilët njëri me armë në dorë, tjetri me thikë dhe një me fshesë në dorë dhe pasi të njëjtit e godasin të dëmtuarin, vazhdojnë dhe kërkojnë të holla në shitore, me të arritur në shitore vajzat e të dëmtuarit pas britmave që kishin dëgjuar, i pandehuri dhe personat e tjerë ikin nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

 Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale grabitje në tentativë.Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një ) muaji./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress