Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 25.03.2019 07:44

​Një mashkull dhe një femër arrestohen në Skënderaj për shitje të drogës

Skënderaj | 14/03/2019 15:54

Në orët e mëngjesit Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.

Urdhër kontrolli është bërë në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një substance të dyshuar narkotike në sasi prej 650 gramë.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar: R. SH.                  27 vjeçar              dhe F B.                                24 vjeçare .

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit R. Sh., i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa e dyshuara është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tyre janë iniciuar raste për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të substancës narkotike’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

Temat:
Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress