Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 28.06.2017 07:23

​Një femër dhe një mashkull akuzohen për trafikim me njerëz

Prishtinë | 19/05/2017 11:22

Departamenti i Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Pejë, kundër të pandehurës D.H. për vepër penale: “Trafikimi me njerëz” dhe kundër të pandehurit M.Sh. për shkak të veprës penale: “Ndihma në kryerjen e veprës penale trafikim me njerëz”.

Sipas aktakuzës, e pandehura D.H. nga muaji mars 2016 e gjer më 01.03.2017 në një kafiteri në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, ka rekrutuar dhe trafikuar një viktimë, duke e mashtruar dhe shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme, e cila kishte çrregullime psikike.

E pandehura D.H. e kishte punësuar  kinse si banakiere viktimën, e cila sipas udhëzimeve dhe për llogari të të pandehurës ka kryer shërbime seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët në vazhdimësi  ia siguronte e pandehura, me qëllim që vetes t’i sjell dobi të kundërligjshme materiale.

Ndërsa i pandehuri M.Sh. nga muaj mars 2016 e gjer me datën  01.03.2017 ka ndihmuar të pandehurën D.H. në kryerjen e veprës penale të lartcekur.

Andaj me këto veprime të pandehurit ngarkohen se kanë kryer veprat e lartcekura penale./KosovaPress/     

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress