Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:15

​Ngritët aktakuzë ndaj 27-vjeçares që mbyti foshnjën në Prizren

Prishtinë | 18/09/2019 11:48

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër 27-vjeçares, M.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” .

Sipas aktakuzës, e pandehura M.B., me datë 20.04.2019, rreth orës 21:00 në Prizren, në shtëpinë e saj familjare, në katin e dytë, në dhomën e saj, pa dijen dhe ndihmën e askujt nga familjarët, lindë të gjallë foshnjën e gjinisë mashkull, pas lindjes nuk ja pret kërthizën, më pastaj e mbështjellë me një xhemper e çon në tavanin e shtëpisë, ku e lë pa i treguar askujt, i porsalinduri ka jetuar disa orë, ku si pasojë e mbylljes së rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe asifiksisë, i porsalinduri vdes. Si e tillë, vdekja është jo e natyrshme, e konstatuar edhe në raportin e autopsisë.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura M.B.,  ka përmbushur elementet e veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që e pandehura të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress