Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.08.2018 05:56

​Në Llap,miqtë e rrëmbejnë dhëndrin me babë, i qesin n’mal

Podujevë | 12/06/2018 19:01

Babë e djalë të familjes Jashari nga fshati Dumnicë e Podujevës dolën sot për të pirë kafe në një restorant në periferi të qytetit.

Atyre kafen ua lanë në gjysmë dy persona nga familja Latifi nga Perani i Podujevës,  të cilët shkuan dhe me dhunë i morën, i futën në veturë dhe i dërguan në malin e Llapashticës së Epërme. KosovaPress  mëson se rrëmbyesit janë miq të tyre.

Pas një kohe të shkurtër babë e djalë u liruan nga meshkujt e familjes Latifi, motra e të cilëve është e martuar për djalin e familjes Jashari.

KosovaPress mëson se Jasharët jetojnë në Gjermani dhe aktualisht kanë ardhur për pushime në Kosovë.

Meshkujt e familjes Latifi që u arrestuan pas lajmërimit të rastit janë F.L (22 vjeçar)  dhe I.L (65 vjeçar) e të cilat po mbahen në Polici.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës e cila me anë të një komunikate sqaron rastin që ka ndodhur në pikë të ditës në një restorant, afër vendit të quajtur Tabet e Llapashticës në Podujevë.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në fshatin Llapashticë të Podujevës, saktësisht në një restorant, ku nga persona të dyshuar nën kërcënimin e armës, janë rrëmbyer dy persona.  Njësitet policore pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit të përcjellë me një reagim të shpejtë të tyre kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar:   F.L dheI.L", thuhet në komunikatë.

"Viktimat e rastit janë liruar nga të dyshuarit, ndërkohë që personat e dyshuar po mbahen në qendrën e ndalimit deri në përfundim të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./KosovaPress/

Temat:
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress