Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 05:06

​​Ndizen 97 qirinj në përkujtim të viktimave të trafikut rrugor në Kosovë

Prishtinë | 15/11/2019 19:07

97 qirinjtë e ndezur në shkallët e Teatrit Kombëtar, përfaqësojnë 97 viktimat e trafikut gjatë vitit 2019.

Me moton "Jeta nuk është pjesë e një automjeti", është shënuar dita ndërkombëtare e viktimave në trafik. Ku kolegji Tempulli ka organizuar marsh nga ky institucion deri te Teatri Kombëtar, ku edhe është bërë ndezja e qirinjtëve për këto viktima.

Genta Xheladini nga Kolegji Tempulli tha se edhe këtë vit në Ditën Ndërkombëtare, po përkujtojnë viktimat në trafikun rrugor, me qëllim të mbështetjes së familjarëve të viktimave.

"E diela e tretë e muajit nëntor shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave te Trafikut Rrugor. Të cilat aktivitete këtë vit shënohen nën moton ‘Jeta nuk është pjesë e një automjeti’, e cila lidhet me shtyllën e 3 të Dekadës Globale të Veprimit. Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit këto aktivitete koordinohen nga Kolegji Tempulli dhe AMRKS, te cilat njëkohësisht janë edhe anëtare. Ndërkaq natyrisht se përkrahen nga institucionet të cilat janë pjesë e forumit Kosovar për Siguri në Rrugë. Si Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës, OSBE dhe anëtarë të tjerë, organizata vendore dhe ndërkombëtare, aiç është UNHCR dhe organizata të tjera", tha ajo.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi tha se gjatë këtij viti kanë qenë 97 viktima te trafikut.

"Numri i viktimave këtë vit edhe pse mund të themi që kemi një rënie krahasuar me vitin e kaluar. Mirëpo ajo shifër këtë vit kemi 10 më pak, pra janë 97 persona, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë 107. Mirëpo ne po punojmë bashkërisht me institucionet qoftë me Ministrinë e Infrastrukturës, me institucione të tjera, me kolegjin Tempulli, AMKRS, shoqatën e sigurimeve, kompani dhe te gjithë ata akterë tjerë që kanë të bëjnë me fushën e trafikut rrugor me qëllim që trendi i aksidenteve të shkojë gjithherë në rënie", tha ai.

Marrë parasysh numrin e madh te viktimave të trafikut, Rexhepi tha se ka aktivitete të ndryshme edhe të institucioneve në parandalimin e këtyre rasteve.

Ndryshe, kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet në trafikun rrugor në mbarë botën dhe ka për qëllim mbështetjen ndaj familjarëve të viktimave, raporton KosovaPress.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress