Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:36

​Ndalohet një person për 241 gram marihuanë

Gjilan | 23/10/2019 10:19

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin A.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se tek i njëjti janë gjetur 241 gram narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’.

Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar që gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:30 minuta, i dyshuari A.SH., pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka poseduar substanca narkotike, me ç’rast gjatë bastisjes nga ana e policisë, në shtëpinë e tij, në Gjilan, janë gjetur 241 gram substancë narkotike.

I dyshuari kishte tentuar që të ikte nga policia, pasi kishte qenë duke bërë paketimin e narkotikëve, në objektet përcjellëse të shtëpisë së tij, ku gjatë bastisjes janë sekuestruar:

-          Një qese plasmani me substancë narkotike e llojit ‘’Marihuanë’’ në peshë prej 183. 9 gram,

-          24 paketime të vogla ‘’Marihuanë’’, si dhe një sasi e ndarë në pjesë të vogla e gatshme për paketim, në peshë prej 57.1 gram,

-          400 paketime të vogla, të cilat shërbejnë për paketimin dhe shitjen e ‘’Marihuanës’’.

Me këto veprime, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress