Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 11:58

​Ndalohen punëdhënësi dhe punëkryerësi për rastin në Mitrovicë

Mitrovicë | 23/04/2019 10:17

Policia e rajonit të Mitrovicës sot nëpërmjet një komunikate për media sqaron rastin e djeshëm ku 28 vjeçari V.Behrami ka humbur jetën si pasojë e shembjes së ndërtesës së ish-hotelit Adriatik.

Pas disa orë kërkimi trupi i pajetë i të riut u nxor nga rrënojat ndërsa Policia ka arrestuar dy persona në cilësi të dyshuarve, punëdhënësin  dhe punëkryerësin.

Të njëjtin me vendim të ë prokurorit të rastit u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në kohën kur viktima dhe disa punëtorë të tjerë ndodheshin duke punuar në objekt, ku si pasojë e shembjes viktima kishte mbetur nën rrënoja.

Në vendin e ngjarjes në kërkim shpëtim të viktimës janë angazhuar të gjithë mekanizmat përkatës të shërbimeve emergjente si dhe njësi të FSK-së, ku pas disa orë kërkimi rreth orës 00:10 të mesnatës nga rrënojat është nxjerrë trupi i pajetë i viktimës.

 

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ me pasojë ‘vdekje’./KosovaPress/

 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress