Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 21.01.2020 01:58

​​Mësuesi i dyshuar për abuzim seksual, në arrest shtëpiak

Ferizaj | 18/11/2014 17:40

M.S nga Balajt e Ferizajt , mësues në SHFMU "Dëshmorët e Lirisë" në fshatin Manastirc të kësaj komune, që nga dita e premte po mbahet në arrest shtëpiak nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me nxënëses e klasës së gjashtë B.U nga ky fshat.

Këtë masë paraprake të arrestit ndaj të dyshuarit e kishte caktuar Gjykata Themelore e Ferizajt, pas kallëzimit për masën mbajtje në paraburgim që i kishte bërë një prokuror i çështjes. Të pakënaqur me këtë masë, në mesditën e së martës kanë protestuar banorët e këtij fshati, duk kërkuar që gjykata të veprojë me urgjencë në zbardhjen e këtij rasti.

Kryetari i fshatit Manastirc, Abdurrahim Haxhidema, ka thënë me këtë rast se komuniteti i këtij fshati është i pakënaqur me vendimin e gjykatës, duke thënë se zbardhja e këtij rasti i eliminon të gjitha dilemat.

"Ne shprehim pakënaqësitë tona ndaj vendimit të gjykatës, kërkojmë zbardhjen sa më të shpejtë të rastit. Kjo protestë e ka edhe një porosi që këso raste të mos ndodhin më", ka thënë Haxhidema.

Të pakënaqur ndaj vendimit të organeve të drejtësisë janë shprehur edhe familjarët e viktimës, të cilët kanë thënë se këtë situatë nga e premtja e kanë menaxhuar me qetësi maksimale, me besimin e plotë se drejtësia do të veprojë shpejtë dhe drejtë.

"Përmes protestës shprehim revoltën tonë duke kërkuar që edhe drejtësia por edhe Drejtoria e Arsimit të veprojnë në zbardhjen e rastit. Jemi të indinjuar me vendimin e Gjykatës për masën e arrestit ndaj të dyshuarit", është shprehur një i afërm i familjes.

Në protestë kishte dalë edhe ëma e viktimës. Ajo, ka folur për rastin duke thënë se vajza ishte frikësuar shumë dhe se e ka pasur të vështirë të tregoi. Kur e dëgjova nga goja e saj se çka i kish ndodhë vajzës për një moment e humba kontrollin dhe vetëm pasi jam qetësuar u kam treguar djemve për rastin", ka thënë nëna e vajzës Fatime Uksmajli.

Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, janë shprehur se janë në dijeni të rastit, por se nuk janë kompetent për të dhënë vlerësime para se organet e drejtësisë të marrin ndonjë vendim. Drejtori i DKA-së, Muhamet Halili, ka thënë se rasti është mjaftë prekës por që institucioni që ai drejton është në pritje të vendimit të gjykatës.

"Ne do të veprojmë pasi të kemi një vendim të gjykatës, nuk mund të veprojmë në bazë të paragjykimeve", është shprehur Halili.

Në anën tjetër, në Gjykatën Themelore të Ferizajt, mësohet se masën e arrestit shtëpiak e ka caktuar një gjykatës i procedurës paraprake, pas kërkesës për mbajtje që i ka caktuar prokurori i çështjes. Gjithashtu bëhet e ditur se prokuroria e Ferizajt ndaj të dyshuarit ka hapur rastin e klasifikuar se keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare.

"Ne nuk komentojmë vendimet e gjykatës por po presim që këtë ta marrim me shkrim dhe pasta do të vlerësojmë se a ka bazë që ne si prokurori të kërkojmë ndërrimin e vendimit apo të bëjmë ankesë në lidhje me këtë rast", ka thënë, UD i kryeprokurorit, Rasim Maloku.

Ndryshe, banorët e këtij fshati kanë thënë se ky nuk është rasti i parë që po ndodhë në këtë shkollë, një i tillë sipas tyre ka ndodhur edhe vitin e kaluar, por që është menduar se është keqinterpretuar dhe si i tillë është heshtur. Se ky rast,ka ngritë dyshimet këtë nuk e fshehin banorët, të cilët kërkojnë që drejtësia të veprojë me urgjencë. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress