Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 19.08.2017 05:38

​Mbetet në fuqi masa e paraburgimit prej dy muajsh ndaj të akuzuarit L.D.

Prishtinë | 20/04/2017 14:56

Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë të enjten në fuqi masën e paraburgimit prej dy muajsh kundër L.D., i akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore në bashkëkryerje, krim i organizuar dhe ushtrim i paligjshëm i veprimtarisë mjekësore në bashkëkryerje, vepra këto te sanksionuara sipas Kodit Penal të Kosovës.

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit për vazhdim të paraburgimit, të nxjerrë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, më datë 10.04.2017.  

Gjykata e Apelit ndër të tjera gjen se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari ka kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij, ngase edhe më tutje qëndrojnë  rrethana të cilat më të drejtë justifikojnë frikën se me gjetjen e tij në liri, do të mund të ikë ose arratiset, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, duke pasur parasysh edhe faktin se ndaj tij ishte lëshuar rreshtim ndërkombëtar nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 25.03.2016, pasi nuk i është përgjigjur institucionit korrektues për mbajtje të dënimit dhe ka ikur nga Kosova.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress