Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.10.2018 02:26

​Masakra në Vlorë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve: Autori i rrezikshëm

Shqipëri | 10/08/2018 19:41

8 persona janë ekzekutuar në Resulaj të Vlorës pasditen e së premtes, ku një 24-vjeçar për motive ende të paqarta ka qëlluar ndaj tyre, duke shënuar edhe një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit.

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës, transmeton tch.

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa më shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numrin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress