Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 27.05.2018 03:47

​Largohet mjeti i dyshimtë nga oborri i Spitalit të Pejës

Pejë | 16/05/2018 17:04

Në oborrin e Spitalit të Pejës sot ishte vërejtur një mjet i dyshimtë në një qese. Pas kësaj Policia kishte urdhëruar evakuimin e pacientëve që ishin shtrirë në këtë spital.

Pas katër orësh gjendja është normalizuar pasi që ekipet e profesionalizuara kanë kryer një shpërthim të kontrolluar dhe larguan mjetin e dyshimtë.

“Pas kësaj situate në Spitalin e Pejës shpejt janë marrë masa që pacientët të kthehen në dhomat nga ku u evakuuan, ndërsa qasja në Spital dhe shërbimet e kujdestarive po realizohen normalisht”, thuhet në një njoftim./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress