Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 23.01.2020 10:40

​Kushdo që e njiheni këtë grua lajmërojeni policinë

Prishtinë | 11/01/2020 23:13

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një gruaje, e cila nuk posedon dokumente identifikimi dhe nuk i kujtohet as vendbanimi i saj.

Policia thotë se e njëjta është hasur sot në lagjen Dardania të Prishtinës dhe kërkon nga qytetarët që të identifikohet dhe të kthehet në vendbanimin e saj.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot, më 11.01.2020 rreth orës 17:10, policia, në lagjën Dardania në Prishtinë, ka hasur një grua pa përkujdesje e cila nuk posedon as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihet as adresa e banimit.

Policia kërkon nga ata që e njohin gruan në foto të lajmërohen në nr. 192 dhe të ofrojnë të dhëna për identitetin dhe adresën e banimit të saj, në mënyrë  që e njëjta të kthehet në vend-banimin e saj. 

Falenderojmë të gjithë ata që do ofrojnë të dhëna në mënyrë që personin në fjalë ta kthejmë në vend-banimin e saj.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress