Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 24.07.2017 12:41

​Konfiskohen disa armë në rajonin e Prizrenit

Prizren | 17/07/2017 10:49

Gjatë ditëve të vikendit, policia e Rajonit të Prizrenit, ka pasur mjaft angazhim, kryesisht në konfiskimin e armëve ilegale që janë përdorur apo ekspozuar në publik.

Rreth orës 18:50 minuta, një informatë anonime e ka quar Policinë e Dragashit  në një kafene   në fshatin Pllavë të Dragashit, ngase një i dyshuar ishte  në ndikim të alkoolit dhe se i njëjti posedonte armë ilegale.

Pas kontrollit të personit të dyshuar  është gjetur  një pistoletë e llojit dhe e kalibrit të panjohur me pesë fishekë. I dyshuari është liruar ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës i kalojnë prokurorisë së shtetit sipas procedurës së rregullt.

Rreth orës 22:00, në fshatin Zojz, një i dyshuar ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm pasi kishte shtënë nga kallashnikovi 19 herë nga gëzimi për lindjen e djalit.

I dyshuari vullnetarisht e dorëzon armën e zjarrit ndërsa krim teknikët sekuestrojnë 19 gëzhoja si provë materiale. Pas intervistës, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në fshatin Sërbicë e Ulët raportohet një kanosje e cila kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje të çastit në mes të tre të dyshuarve dhe një viktime.

 Gjatë hetimit fillestar ka pasur indikacione se tek personat e dyshuar mund të ketë armë ilegale, andaj është kërkuar leje për bastisje nga organet kompetente. Gjatë bastisjes në një automjet “Opell Astra” pa targa regjistrimi janë gjetur një pushkë AK-47 e prodhimit kinez me 15 fishekë. Automjeti dhe arma sekuestrohen ndërsa i dyshuari S. Zh. ndalet nën masën e arrestit policor.

Më pas është bastisur shtëpia e të dyshuarit të dytë ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu e kalibrit 12mm e prodhuesit të panjohur. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/

Temat:
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress