Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 04:16

​Konfiskohen cigare pa banderola në Gjakovë

Gjakovë | 13/03/2018 16:06

Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, dje pasdite ka zhvilluar një aksion në qytetin e Gjakovës ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara.

“Njësitë e Doganës së Kosovës ushtruan kontroll sipas mandatit në depo dhe objektet përcjellëse në lokacionin e dyshuar. Derisa oficerët doganor po ushtronin kontroll vërejtën  se një person po tenton të largonte cigaret nga prona e tij duke tentuar që t’i hedhë  tutje.  Pasi që oficerët doganor e ndaluan këtë veprim vërejtën se kishte sasi të duhanit pa banderola të Republikës së Kosovës, sasia si në vijim:

Cigare pa banderolë  Ashima – 3800 copë cigare

Cigare pa banderolë Art Slims -39000 copë cigare

Cigare pa banderolë Belagio  -  5000 copë cigare

Cigare pa banderolë President – 18200 copë cigare

Cigare pa banderolë Eva Slims – 9600 cope Cigare .


Cigaret pa  banderolë janë konfiskuar dhe palës i janë lëshuar vërtetimi për konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse./KosovaPress/


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress