Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 02:02

​Komisioni për Politikë Ndëshkimore, vizitë studimore në SHBA

Prishtinë | 11/09/2019 12:11

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit për Politikë Ndëshkimore, bashkë me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni dhe anëtarët e këtij komisioni, kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, gjyqtarin e Gjykatës Supreme Agim Maliqi si dhe me prokurorin e Shtetit Agron Qala, po qëndrojnë në një vizitë studimore në SHBA.

Në ditët e para të vizitës, që ka filluar këtë të hënë, delegacioni i gjyqësorit nga Kosova, i prirë nga kryetari Peci, ka zhvilluar takime me gjyqtarë të njohur, përfshirë John Tunheim, nga Gjykata e Qarkut të Mineapolis, takim me kryeprokurorin e Minesotas, Keith Ellison, teksa  kanë marrë pjesë në seanca gjyqësore e panele diskutimi, me qëllim të përfitimit të përvojave, sa i përket politikës ndëshkimore në sistemin gjyqësor amerikan.

Takimet e radhës do të zhvillohen me udhëheqës e anëtarë të komisionit për politikë ndëshkimore të Minesota-s, përfshirë Kelly Mitchell, kryesuese e Komisionit për Politikë Ndëshkimore në Saint Paul, Minesota, pastaj me profesorët e Universitetit të Minesotës, Richard Fraze  dhe Kevin Reitz, me prokurorë nga Distrikti Uashington etj. 

Vizita njëjavore në Minesota të ShBA-së, është mundësuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, në kuadër të planit të punës për implementim të Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore në Kosovë. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress