Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.07.2019 07:22

​Komisioni hetimor e bën përgjegjës presidentin për dëbimin e ‘gylenistëve’

Prishtinë | 15/05/2019 11:32

Komisioni hetimor lidhur me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq e bënë përgjegjës presidentin e vendit, Hashim Thaçin, për dëbimin e shtetasve turq.

Të mërkurën, komisioni ka miratuar raportin që sipas tyre dëshmon se çka ka ndodhur me këtë rast. Raporti do të shkojë në seancë plenare për diskutim dhe miratim, pastaj edhe në Prokurori. 

Deputetët e komisionit vlerësojnë se prokuroria duhet të thërras presidentin, dhe bartësit e institucioneve, AKI dhe Policisë së Kosovës, meqë sipas tyre, këta e kanë bërë skenarin e  dëbimit të shtetasve turq. 


Kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla, tha se tashmë është bërë e qartë që urdhërdhënësi për këtë çka ka ndodhur është presidenti i vendit.  

Sipas tij, prokuroria duhet të kryejë punën dhe të ftojë presidentin dhe bartësit e institucioneve, nga  AKI dhe Policia e Kosovës, meqë skenari është nga ta. 

Ai tha se ka pasur përpjekje që të devijohet komisioni prej substancave të gjetjeve. Sipas tij, përkundër anëtarit të PDK-së në grupin punës që të hedh poshtë raportin, një gjë e tillë nuk është arritur dhe raporti është miratuar pothuajse i njëjti me atë të dhjetorit të vitit të kaluar, përveç disa ndryshimeve gjuhësore. 

Në konferencë e deputetëve u tha se nuk është ndryshuar asnjë prej 31 shkeljeve të konstatuara në dhjetor të vitit të kaluar.  

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se presidenti Hashim  Thaçi dhe ish shefi i AKI-së Driton Gashi  kishin tendencë të pengonin përfundimin e këtij procesi hetimor. 

Selmanaj madje tha se siguria nacionale po rrezikohet nga vet presidenti i vendit.  

 Selmanaj tha se raporti do të ishte më i plotë nëse do të kishin në detaje dëshminë e presidentit, sepse siç tha ai, dihet që ai qëndron prapa tërë kësaj pune.


Ndërsa lidhur me ekspertin e pavarur, Selmanaj tha se mbi 51 profesorë të Harwardit dhe universiteteve të tjera amerikane kanë dërguar letër në mbrojtje të ekspertit

Sipas tij, ata kanë thënë që nëse presidenti i vendit nuk tërheq deklaratën e tij për fyerje të ekspertit, atëherë për këtë çështje duhet t’i drejtohen raportuesit special të Kombeve të Bashkuara për mbrojtje të të drejtave të njeriut./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress