Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:38

​Kërkohet paraburgim për personin që rrahu gruan e tij

Ferizaj | 14/03/2019 16:05

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, kundër të pandehurit I.K., nga Ferizaj, për shkak se ka sulmuar gruan e tij.

Sipas Prokurorisë e më 13 mars për shkak të një mosmarrëveshje I dyshuari kishte sulmuar bashkëshorten e tij M.K., duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ku me këtë kishte për të kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress