Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:39

​Kërcënohet me mesazhe një zyrtar i burgut të Dubravës, arrestohet i dyshuari

Pejë | 14/03/2019 11:35

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datën 8 mars ka pranuar informacione lidhur me një rast të kanosjes, ku një person i dyshuar kishte adresuar disa mesazhe kërcënuese ndaj një punonjësi në burgun e Dubravës.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për të hetuar dhe për të zbardhur rrethanat lidhur me rastin e kanosjes, si dhe ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar F. S. (1959)

Njësitet relevante policore me urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake kryer kontroll të shtëpisë së të dyshuarit, ku gjatë bastisjes është gjetur një armë e tipit Zastava dhe një karikator, si dhe telefoni i të dyshuarit.

   

Hetuesit rajonalë kanë arrestuar të dyshuarin e lartcekur dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura ligjore të mëtutjeshme. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress