Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 22.05.2019 09:58

​​Katër të lënduar gjatë një përleshje në Klinë

Prishtinë | 15/03/2019 21:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Klinë ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku si pasojë e goditjes me thikë, katër persona kanë marrë lëndime.

Lajmin eka konfirmuar Polica e Kosovës për rajonin e Pejës, ku thuhet se rreth orës 14:58 është njoftuar lidhur me një rrahje që ka ndodhur në një lokal në Sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë, ku ishin të perfshirë katër persona të  dyshaur dhe një person, viktimë.         

“Pasi që të njëjtit ishin fjalosur, kishte filluar rrahja dhe njëri nga të dyshuarit me një mjet të mprehtë (thikë), ka goditur të dyshuarin tjetër, duke i shkaktuar lëndime në dorë. Tre nga personat e dyshuar janë dërguar për në spitalin Rajonal në Pejë, njëri nga këta është dërguar për në QKUK Prishtinë për shkak të lëndimeve që ka pësuar në dorë.

Te dyshuarit e lartcekur jane intervsituar nga Njësia Rajonale e Hetimve DRP Pejë, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe krim tenkika e këtij njësiti rajonal”, thuhet në raportin e policisë.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet Lëndim i rëndë trupor dhe Pjesëmarrje në rrahje.

Po ashtu policia njofton, se gjatë përleshjes është lënduar edhe pronari i këtij lokali dhe të njëjtit ju ka dhënë ndihma mjekësore në Spitalin rajonal në Pejës.

Me vendim të prokurorit shtetit janë ndaluar dy të dyshuar, ndërsa i dyshuari i katërt është në kërkim policor, me që ka ikur nga vendi i ngjarje, por polica e ka të njohur identitetin e tij.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress