Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 12:30

​Kanos vëllezërit, një muaj paraburgim

Gjilan | 13/06/2018 14:20

Gjykata Themelore në Gjilan sot ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin E. A., pasi dje kishte kanosur vëllezërit e tij, A. A. dhe N. A., në kohën sa ishte duke u mbajtur seanca gjyqësore lidhur me trashëgiminë.

Me këtë rast gjyqtari i ka kërkuar të njëjtit që të lirojë gjykatoren, mirëpo i pandehuri nuk i kishte përfillur urdhrat e gjykatësit, ku është dashur intervenimi i sigurimit të gjykatës dhe gjatë largimit të tij nga salla ka fyer gjyqtarin.

Pala ka të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress