Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:40

​Kamioni aksidenton 5 vetura në Prishtinë, lëndohet vozitësi dhe një pasagjere

Prishtinë | 23/08/2019 13:32

(I plotësuar) Kamioni i kompanisë "Pastrimi" ka humbur kontrollin dhe ka dalë në shiritin e kundërt duke aksidentuar kështu pesë vetura ndërsa është lënduar shoferi i kamionit dhe një pasagjere të cilët janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së, njofotn ekipi e KosovaPress nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. 
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë edhe Policia e Kosovës./KosovaPress/

----

Një aksident trafiku ka ndodhur në  Prishtinë në të cilin janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ardhur pasiqë kamioni i cili ishte duke lëvizur nga rruga ‘Rrustem  Statovci’, duke mos mundur të frenojë është futur në kahun e kundërt të rrugës ‘Agim Ramadani”.

Ekipet mjekësore  kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet për  gjendjen shëndetësore të pasagjerëve dhe vozitësve./KosovaPress/




Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress