Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 01:57

​I gjendet drogë në shtëpi, arrestohet një person në Gjakovë

Gjakovë | 21/05/2019 11:05

Policia e Kosovës njofton se në Gjakovë ka arrestuar të dyshuarin e komunitetit egjiptian pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe janë konfiskuar katër qese najloni me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 11 gramë, një (1) thikë ushtarake, pesë (5) telefona të llojeve të ndryshme dhe para 774.50 euro.

Ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij përkatësisht në objektin ndihmës (shupë) janë gjetur: njëzet e shtatë  qese najloni që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 65 gramë, një kavanoz qelqi e mbushur me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 112 gramë dhe qese të zbrazëta për mbështjellje të narkotikut dhe një  peshore digjitale. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress