Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 09.12.2019 11:12

​I bashkëngjitet ISIS-it, ky është vendimi i gjykatës

Prishtinë | 02/12/2019 14:10

Foto nga arkiva

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special ka dënuar me katër vjet heqje lirie të akuzuarin A.M. për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Në dënimin e shqiptuar të akuzuarit A.M. i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 20.04.2019  e tutje.

Të akuzuarit A.M me aktvendim të veçantë i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

A.M. është akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pasi që fillimisht me datë 24.07.2015, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake kishte lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes vend kalimit kufitar Hani i Elezit kishte shkuar në territorin e Maqedonisë ku kishte kontaktuar me përkrahës të organizatës terroriste ISIS.

Pastaj në kohë të pa vërtetuar të muajit gusht 2015 me pasaportë të falsifikuar kishte udhëtuar nga Shkupi për në Stamboll dhe më pastaj kishte depërtuar në kufi të shtetit të Sirisë dhe me të arritur në Siri i ishte bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.

Më pas, pas trajnimeve taktike dhe luftarake kishte marrë pjesë aktivë në luftërat e Sirisë ku edhe me datë 26.07.2017 është arrestuar nga forcat kurdë ku ka qëndruar deri me datë 19.04.2019, me ç’ rast edhe është kthyer në Kosovë.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress