Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 24.10.2017 12:41

​Hyseni-Fungo: Gjendjen Sigurisë në Kosovë është stabile

Prishtinë | 21/04/2017 11:15

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo, me të cilin diskutuan për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë e cila u vlerësua stabile.

Megjithatë, ministri Hyseni dhe komandanti i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë.

Sipas një komunikate të MB-së, në këtë takim u konstatua se bashkëpunim midis MPB-së dhe KFOR-it është shumë i mirë dhe i frytshëm./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress