Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.01.2018 09:27

​Haxhiu: Nuk do të shkojmë në seancë

Prishtinë | 03/01/2018 07:20

Katër deputetët e VV-së të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës nuk do të shkojnë sot në seancën gjyqësore ku pritet të shpallet vendimi ndaj tyre.

“Ne, deputetët e akuzuar, nuk do të jemi në seancë për të dëgjuar një aktgjykim politik! Sigurisht që nesër do duhej të nxirrej aktgjykim lirues dhe jo fajësues por duke e parë kapjen e këtij sistemi të drejtësisë, kjo duket e pamundur. Por pavarësisht kësaj edhe gjyqtari Kalludra por edhe të tjerët që e kanë bishtin e zënë me derë, e kanë të qartë se pavarësisht dënimeve që mund të marrim, do të veprojmë në mbrojtje të vendit gjithnjë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Seancat e kaluara Haxhiu dhe Faton Topalli merrnin pjesë në seancë duke shkuar nga sghtëpia ndërsa Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi nga paraburgimi pasi që nuk iu kishin përgjigjur ftesave të gjykatës.

 

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress