Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 21.09.2018 12:47

​Haradinaj komenton akuzat për vrasje të Shkumbin Mehmetit

Prishtinë | 12/01/2018 16:16

Kryeministri i Kosoëvs Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka dal në një konferencë për media ku ka marrë edhe pyetja nga gazetarët.

Haradinaj është pyetur edhe për deklaratat e dëshmitarit të Prokurorisë Speciale Shkumbin Mehmeti i cili mbrëmë një një intervistë televizive  ka akuzuar për vrasjet e pasluftës  shumë persona nga rajoni i Dukagjinit nga vjen kryeministri.

 Haradinaj tha se është habitur me këtë mënyrë të komunizmit ndonëse siq tha nuk e ka parë intervistën.

 “Një person nga burgu me dhanë interviste është e çuditshme. Të gjitha deklaratat ishin dashur me qenë materie e prokurorëve dhe gjyqtarëve jo me u na spektakël medial. Unë se kam parë intervisten por dëgjova komente e reagime dhe jam habit”, tha kryeministri Haradinaj.

 Ai ka komentuar edhe rrahjen e kryeshefit të Telekomit të Kosoëvs Agron Mustafa nga dy policë të Kosovës për të cilat tha se nuk janë veprime në rregull por që sipas tij ato do të procedohen nga Policia dhe hetuesia./KosovaPress/

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress