Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 14.12.2017 01:21

​​ Haradinaj: Aleatët tanë më shumë se kurrë janë me Kosovën dhe FSK-në

Prishtinë | 12/10/2017 14:33

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i është organizuar pritje ceremoniale , gjatë vizitës që ai i bëri Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kryeministri Haradinaj i cili gjatë kësaj vizite u njoftua për të arriturat e Forcës së Sigurisë, tha se ky është një institucion, shembull i suksesit. Ndërsa tha se aleatët e Kosovës më shumë se kurrë janë me Kosovën dhe FSK-në, për t’i dhënë  mandatin kushtetues ushtrisë së Kosovës.

Ndërsa tha se përcaktimi drejt NATO-s është legjitim  dhe në përputhje të plotë dhe me interesin e komunitetit jo shumicë që jetojnë në Kosovë dhe se i garanton dhe serbët e Kosovës.

Ndërsa ministri i FSK-së Rrustem Berisha tha se nga kryeministri Haradinaj kanë marrë shumë obligime dhe detyra, duke u shprehur i bindur se të gjitha do t’i realizojnë.

Kjo ishte vizita e parë e Haradinajt  në FSK pasi që mori detyrën e kryeministrit./KosovaPress/

 

 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress