Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.07.2019 07:20

​Gjendet trupi i pajetë i punëtorit në Mitrovicë

Mitrovicë | 23/04/2019 07:27

Pas disa orësh kërkimi, është gjetur trupi i pajetë i punëtorit që mbeti nën pjesën e rrënuar të ish-hotel "Adriatiku" në Mitrovicë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Viktima është personi me iniciale V.B., 27 vjeçar, ndërsa me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ndryshe, katër punëtorë ishin duke punuar në ish-hotelin “Adriatiku” në momentin e shembjes, ku tre prej tyre arritën të dalin, derisa një mbeti brenda duke humbur kështu edhe jetën./KosovaPres/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress