Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 17.11.2019 07:11

​Gjendet një trup i dekompozuar në Tiranë

Prishtinë | 08/11/2019 17:38

​Një person është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në Tiranë.

Në rrugën e Kavajës, në  një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime  nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress