Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 05:41

​Gjendet çifti belg që kishte humbur në Himarë

Himarë | 19/04/2019 14:09

Pas 20 orë kërkimesh intensive, Policia në Vlorë ka gjetur çiftin belg në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës.

Dje, rreth orës 15:30, dy turistët e huaj kishin telefonuar Sallën Operative Vlorë dhe kanë kërkuar ndihmë se kishin humbur në një zonë të thellë malore të Himarës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë Himarë kishin organizuar punën kërkimore për gjetjen e këtyre dy shtetasve duke u shpërndarë në terren rreth 15 forca policie.

Policia njoftoi se lokalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë pasi kushtet e këtij terreni janë tepër të thepisura dhe të thyera duke vështirësuar kështu komunikimin dhe gjetjen e tyre.

Ata kishin qenë duke ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave. Për shkak të terrenit të vështirë kishin ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë kërkuan ndihmën e Policisë.

Policia thotë se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po bëhet transporti i tyre pranë hotelit bazë në të cilin ata po qëndrojnë.

Policia publikoi edhe një video ku shihet çifti dhe djali që thotë se janë shumë të lumtur që i shohin oficerët./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress