Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 12:00

​Futet në operacion për të lindur, vdes nëna 25-vjeçare

Tiranë | 22/04/2019 15:09

Humb jetën në sallën e lindjes nëna që po sillte në jetë fëmijën e parë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne, ku viktimë ka mbetur 25-vjeçarja nga Cërriku.

Sipas të dhënave që posedon Top Channel, e reja kishte fëmijën e saj të parë dhe shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak. Fëmija ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që familjarët akuzojnë bluzat e bardha për neglizhencë.

Viktima kishte vetëm 10 muaj që ishte martuar. Trupi ndodhet ende në morg, për t’iu nënshtruar autopsisë, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Ndërkohë, në spital kanë mbërritur forca të shumta policore, për të marrë në pyetje mjekët që asistuan në operacion./TCh/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress