Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:14

​Fungo: KFOR-i do të jetë këtu deri sa institucionet e Kosovës të ofrojnë më shumë siguri

Prishtinë | 14/11/2017 15:37

Prezenca e KFOR-it në Kosovë, nuk është e lidhur me ndonjë periudhë të caktuar kohore. KFOR do të jetë këtu derisa institucionet e vendit do të jenë në gjendje të ofrojnë më shumë siguri. Kështu tha komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo, në një konferencë për media, në prag të largimit të tij nga Kosova.

“Prezenca e KFOR-it në Kosovë, nuk është e lidhur me ndonjë periudhë të caktuar kohore. Por është e bazuar në bazë të kushteve. Dhe kur të plotësohen disa kushte, atëherë  ne mund të ndryshojmë strukturën, misionin dhe detyrën të cilën KFOR, do ta ketë këtu në Kosovë.... Kushtet janë që institucionet e Kosovës të jenë në gjendje të ofrojnë sa më shumë siguri. Për momentin siguria është e ndarë në tri nivele. Reaguesit e parë i kemi policinë e Kosovës, vija e dytë janë EULEX dhe agjencitë për respektim të ligjit dhe reaguesit e tretë janë KFOR-i”, tha ai.

Ndërsa tha se situata e sigurisë në Kosovë, është mjaft e mirë


Fungo po ashtu foli dhe për ushtrimet e përbashkëta me policinë e Kosovës dhe  FSK-në, për të cilët tha se janë të të njëjtit standard me ushtarët e tyre.

Ai tha se KFOR dhe gjatë zgjedhjeve të fundit,  ka zbarkuar asete të ndryshme, për të ruajtur një ambient të sigurt. Ndërsa tha se kanë  shumë sfida përpara dhe se KFOR vazhdimisht bënë përpjekje,  që t’i adresojë të gjitha sfidat që do t’i vijnë në të ardhmen dhe se do të vazhdoj të mbetet këtu, për të ofruar një  ambient të sigurt./S.Zogaj.

 

 

 

 

Temat:
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress