Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 23.01.2020 07:32

​Ekstradohet në Itali trafikanti shqiptar i heroinës

| 06/12/2019 10:05

Autoritetet italiane kanë informuar mëngjesin e sotëm se Antimafia e qytetit të Triestes ka ekstraduar nga Austria në Itali, të kërkuarin shqiptar Aleksandër Hodaj 38 vjeç.

Ai është arrestuar nga policia austriake më 10 nëntor të 2019 në afërsi të Nickelsdorf të Austrisë i pajisur me dokumente të falsifikuara.

Ndaj 38-vjeçarit shqiptar Aleksandër Hodaj ishte lëshuar urdhëri i arrestimit europian i kërkuar nga Prokuroria e Barit pas ekzekutimit të operacionit të koduar "Vrima", hetimet e të cilit u kryen nga Departamenti i Antimafias Italiane.

Operacioni "Vrima" çoi  në shkatërrimin e një grupi trafikantësh droge që trafikonin heroinë nga Shqipëria në Itali me bazë në qytetin e Barit e me degë në të gjithë Italinë deri në rajonin e Toskanës.

Operacioni "Vrima" hetimet e të cilit u mbyllën në vitin 2015 çoi në ekzekutimin e 20 masave të ndalimit e në sekuestrimin e 13 kg heroinë të një cilësie mjaft të pastër.

Gjithashtu u sekuesttrua dhe një laborator droge i menaxhuar nga shqiptari i ekstraduar Aleksandër Hodaj.

Aleksandër Hodaj është dënuar nga drejtësia Italiane me 4 vite e 4 muaj burg, dënim që tashmë do ta kryejë në Itali. /Ora News.tv/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress