Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 03:26

​Edhe Prokuroria e Ferizajt heton veteranët mashtrues

Prishtinë | 14/09/2018 13:57

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka mbajtur takim me prokurorët dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve në Ferizaj, ku ka caktuar tre prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, për të cilat po dyshohet për manipulime.

Kryeprokurori Jashari, ka kërkuar nga prokurorët dhe hetuesit  që të intensifikohen veprimet hetimore sa i përket kësaj çështje, me qëllim të verifikimit të 800  aplikacioneve  të dyshuara për vepra penale “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, është e përkushtuar që të trajtoj çdo rast me seriozitetin më të lartë moral dhe  profesional.

Temat:
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress