Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 22.10.2017 10:22

​Edhe Bashkimi Evropian kundërshton zvogëlimin e dënimit për të burgosurit

Prishtinë | 20/03/2017 17:18

Bashkimi Evropian me anë të një deklarate për media mbështet plotësisht projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, qëllimi kryesor i të cilit është heqja e pushtetit të ekzekutivit për të pezulluar ekzekutimin e dënimit, duke i bërë ato objekt i shqyrtimit të pavarur dhe transparent gjyqësor.

“Ne i bëjmë thirrje Kuvendit për të ecur para sa më shpejt që është e mundur me miratimin e këtij tligji. BE-ja ka kontribuar në hartimin e këtij ligji dhe nga fillimi ka mbështetur iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë ne e kundërshtojmë plotësisht amendamentin që ishte propozuar në momentin e fundit në Kuvend i cili paraqet një dispozitë të re, qëllimi i së cilës është zvogëlimi automatik i dënimit  tashmë të dhënë për 1/3. “, thuhet në deklaratë.

 

Ky ndryshim është kundër parimeve të sundimit të ligjit, duke zvogëluar sigurinë ligjore dhe praktikisht duke i vënë në pikëpyetje vendimet e gjyqtarëve.

 

 BE-ja mbetet e angazhuar plotësisht në forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit në Kosovë dhe për të punuar së bashku me autoritetet e Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë në këtë përpjekje. 

 

Këtë propozim të këtij amendamenti e ka kundërshtuar para disa ditësh edhe ambasada e SHBA-së në Kosovë./KosovaPress/

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress