Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 16.10.2019 10:45

​Dy persona arrestohen për trafikim me njerëz

Prishtinë | 09/10/2019 11:04

Policia e Kosovës, ka arrestuar dje në Fushë Kosovë dy persona si të dyshuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Sipas Policisë veprimet hetimore kanë filluar pas pranimit të informatës ku dyshohej për veprat e kryera penale.

Të arrestuar janë S.S. ( 1979) dhe J.Sh. ( 1978) ndërsa hetuesit policorë në vend ngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdorën në procedura të më tejme gjyqësore.

Viktimat e rastit janë  trajtuar sipas ‘Procedurave standarde për viktimat e trafikimit’, të njëjtat janë  dërguar në strehimore të sigurt.

Pas intervistimit,   me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të  dyshuarit  janë ndaluar për 48 orë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress