Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 12.12.2019 10:44

​Dolën nga klubi i natës e dhunon në veturë

Gjakovë | 19/07/2019 15:08

Prokuroria Themelore ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H., nga komuna e Deçanit, për shkak të dyshimit se i njëjti e ka dhunuar një vajzë.

Rasti ka ndodhur më 18 korrik në orët e hershme të mëngjesit, në Gjakovë, ku pasi janë larguar nga një klub i natës, e dëmtuara H.M., kishte kërkuar nga i dyshuari  L.H., që ta shoqërojë në shtëpinë e saj, ku pasi që janë nisur, i njëjti nuk e ndalon viktimën në vendin e kërkuar por e ndalon veturën në një rrugë,  dhe duke e kapur për fyti dhe kërcënuar, me dhunë dhe pa dëshirën e saj e kryen aktin seksual.

Të njëjtën e incizon gjatë aktit, duke e kërcënuar se në qoftë se e paraqet rastin në Polici, do ta publikonte  videon.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit L.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress