Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 09.12.2018 09:45

​Dogana konfiskon tavolinat e pokerit ilegal

Prishtinë | 10/10/2018 11:07

Mbrëmë rreth orës 22.00 njësitë e doganës kanë ushtruar kontroll të befasishëm në një lokal pa mbishkrim në Prishtinë.

Gjatë kontrollës janë vërejtur se brenda lokalit ushtrohet veprimtari me lojëra të fatit të palicencuara.

Gjatë kontrollës brenda lokalit janë gjetur edhe persona që ishin duke luajtur. Pronari i lokalit është larguar dhe nuk është paraqitur. Gjithashtu në këtë lokal është kapur edhe tavolina e  pokerit ilegal i cila ishte në përdorim. Në këtë lokal janë konfiskuar: aparate për lojëra të fatit 4 copë pa numër serik; rulet 1 copë pa numër serik; tavolinë pokeri 1 copë; Pjesë për aparate 4 copë.

Vlera e mallit konsiderohet te jetë rreth 16 mijë e 500 euro. Rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana do të vazhdoje edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve.




 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress