Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 22.08.2019 09:13

​Dhunoi dhe vrau 11-vjeçarin, kjo është masa e paraburgimit kundër S.O.

Prishtinë | 18/07/2019 14:25

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.O. për shkak të veprave penale vrasje e rëndë dhe dhunim sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit S.O. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, për faktin se nëse i pandehuri do të gjendej në liri i njëjti mund të ikë, të fshihet me qëllim të shmangies nga procedura penale, mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprës penale, mund të ndikojë në dëshmitarë dhe ekziston rreziku i përsëritjes së veprës së njëjtë apo të ngjashme penale.  

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Ndryshe, S.O. akuzohet për dhunimin dhe vrasjen e 11-vjeçarit Kujtim Veseli në Fushë Kosovë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress