Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:39

​Dënohet me 25 vjet burg Liridon Uruqi

Prishtinë | 23/04/2019 14:29

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 25 vjet burg Liridon Uruqi i cili më 28 korrik të vitit të kaluar ka vrarë Fatlind Arifit.

Sipas një njoftimi nga Gjykata më 28 korrik të vitit 2018, rreth orës 23:10 minuta, në fshatin Bresalc, i akuzuari me veprim të drejtpërdrejtë – dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin Fatlind  Arifi në atë mënyrë që nga një distancë prej 1.5 metra, me revole TT të kalibrit 7.62 mm shkrep në drejtim të ndjerit, duke e goditur në anën e majtë të kraharorit dhe i shkakton plagë tej shpuese, njëherët ka rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë që ishin prezent.

Në ditën kritike i akuzuari me revolen e tij ka kanosur seriozisht të personat e tjerë që ishin prezent K. H., L. M. dhe G. A.

Me këtë veprime i pandehuri L. U. ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, “kanosje” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues, për veprën penale “vrasje e rëndë” ka shqiptuar dënim 23 (njëzet e tre) vite burgim, për veprën “kanosje” ka shqiptuar dënim prej 2 (dy) vite burgim dhe për veprën “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka shqiptuar dënim prej 1 (një) viti burgim.

Duke u bazuar në nenin 80 të KPRK-së të akuzuarit, trupi gjykues për tre veprat penale ka shqiptuar një dënim unik, në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vite burgim.

Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit, deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress