Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 13.11.2019 04:16

​Delegacioni i lartë i policisë çeke po qëndron në Kosovë

Prishtinë | 21/10/2019 13:55

Një delegacion i lartë i Policisë së Republikës së Çekisë po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Policinë e Kosovës, përkatësisht në Departamentin e Kufirit si dhe në disa dikastere të MPB-së.

Kjo vizitë filloi me pritjen zyrtare të realizuar sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së ku zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Operativë, Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga zyrtarë të departamentit të kufirit, pritën zyrtarët nga Republika e Çekisë, me të cilët diskutuan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Ndër të tjera u diskutua edhe rreth programit "Bashkëpunimi për zhvillimin e sigurisë" si dhe për projekte të tjera që janë me interes të përbashkët policor.

Takime dhe vizita të delegacionit do të realizohen edhe në dikastere pranë MPB-së, në Aeroport, Pika Kufitare dhe lokacione të tjera që janë paraparë si pjesë e vizitës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress