Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 19.08.2017 08:45

​Bajram Mulakut i hyn në zyrë një person me armë, arrestohet

Vushtrri | 20/03/2017 13:09

Një person ka hyrë sot në mëngjes në zyrën e kryetarit të komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku.

Policia ka arrestuar të dyshuarin nga i cili ka konfiskuar një revole.

 Rastin e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësi i Policisë  për rajonin  e Mitrovicës Avni Zahiti.

 “I dyshuari në gjendje të dehur kishte hyrë në objektin e Komunës,  gjegjësisht në zyrën e kryetarit,. Hetuesit janë duke  u marr me rastin për të sqaruar të  gjitha rrethanat e veprimit të personit të dyshuar”, tha Zahiti për KosovaPress.

 

KosovaPress ka bërë përpjekje që të kontaktojë edhe kryetarin e Vushtrrisë por ai e ka fikur telefonin./KosovaPress/

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress