Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 14.12.2018 07:47

​Azem Syla lirohet nga paraburgimi

Prishtinë | 12/03/2018 12:09

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish deputeti i PDK-së Azem Syla është liruar nga paraburgimi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati i tij Besnik Berisha.

Berisha ka thënë se sot  Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e  Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit kundër  Azem Syla.

 “Gjykata ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për lirim të menjëhershëm nga masa e paraburgimit. Z. Syla do të mbrohet në liri”, ka thënë Berisha.

Syla akuzohet për keqpërdorim dhe tjetërsim pronash në Prishtinë. Bashkë me të akuzohen edhe disa persona tjerë në rastin e njohur si “Toka”./KosovaPress/


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress