Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:11

​Astrit Hasanaj kërkohet nga Policia e Kosovës

Prishtinë | 20/09/2019 14:05

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Astrit Hasanaj, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor, pasi i dyshuari është i kërkuar për veprat penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Policia thotë se ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Personi i dyshuar është Astrit (Isë) Hasanaj, i lindur me 15.03.1976, në Pejë, me vendbanim në rruga “Adrian Krasniqi” nr. 99 në Pejë. I dyshuari është i kërkuar për veprat penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve. Me aktgjykim  të Gjykatës Themelore në Prishtinë , të ndryshuar  me aktgjykimin e Gjykatës  së Apelit të Kosovës, i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje  prej 4 vite e 6 muaj, aktgjykim i plotfuqishëm. I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 4 muaj, aktgjykim i plotfuqishëm.Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim, derisa ka shtuar se drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress