Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 13.12.2019 05:59

​Arrestohet njëri nga të dyshuarit që sulmoi zyrtarët e komunës

Pejë | 19/11/2019 11:34

Policia e Kosovës në vendkalimin kufitar në Vërmicë ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për veprat ’lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘asgjësim apo dëmtim i pronës’, A.Q. lindur në vitin 1978, i cili ishte i shpallur në kërkim policor.

I dyshuari së bashku me një të dyshuar tjetër (identiteti i të cilit është i njohur për policinë dhe është në kërkim për arrestim), më datën 16 nëntor rreth orës 00:50 në një lokal në rr. ‘Aleksandër Moisiu’ në Pejë, kanë sulmuar tre persona të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore, me ҫ’rast viktimat janë dërguar në spitalin rajonal Pejë për tretman mjekësor.

Hetuesit policor janë duke punuar lidhur me rastin, për të sqaruar të gjitha rrethanat e sulmit ndaj viktimave zyrtarë të komunës së Pejës, dhe kapjen e të dyshuarit tjetër, të cilët që nga momenti i kryerjes së veprës ishin ikur nga vendi i incidentit dhe gjendeshin në arrati.

Vlen të ceket që si pasojë e incidentit viktimes së katërt, i janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale në lokal ku ka ndodhur rasti.

Të gjitha veprimet hetimore janë duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit. Ndaj të dyshuarit shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress