Tek i dyshuari janë konfiskuar para të gatshme në vlerë prej 5000 eurosh dhe katër fletëpagesa në vlerë prej 115,203.46 euro.
Komunikata e policisë:
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, pas një pune intensive hetimore rreth dy vjeçare, sot me datë 12 nëntor 2019 ka bërë kontrollimin e dy objekteve të banimit si dhe të një lokali afarist, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente.
Si rezultat i këtij operacioni policor është arrestuar personi i dyshuar:
· N.B M/SH/K ,
nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Fajde” dhe “Shpërlarje parashë”.
Gjatë kontrollimit të këtyre lokacioneve, si prova materiale janë konfiskuar :
· Para të gatshme në vlerë prej 5000 euro (pesëmijë euro),
· Katër fletëpagesa në vlerë prej 115,203.46 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë e dyqind e tre euro),
· Një folder
· Një Llaptop,
· Katër fletore,
· Tri fletë-deponime të bankës,
· Një kompjuter.
Gjërat materiale të cilat janë konfiskuar do të analizohen në hollësi për të sqaruar gjendjen faktike mbi bazën e dyshimeve të ngritura kundrejt të dyshuarit.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës , dhe pas intervistimit me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale, të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019