Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 03:31

​​Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Prishtinë

Prishtinë | 23/07/2019 21:05

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar, lidhur me vrasjen që ka ndodhur të shtunën e kaluar te nënkalimi në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Komunikata e Policisë:

Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20.07.2019  “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën Bill Klinton  ju informon se sot rreth orës 17:00  Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë  kanë arrestuar të dyshuarin: 

·         N.B mashkull/shqiptar/kosovar 

Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmirren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress